Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Dy shqiptarë “transferojnë” Lazaratin në Britani

    Dy të rinj shqiptarë të moshës 20 vjeçare janë arrestuar nga policia e Uellsit pasi kishin kultivuar kanabis me vlerë një milion paund brenda një lokali nate në Rhondda.
    Pas marrjes së informacionit nga publiku, policia sekuestroi sasinë e drogës dhe kontrolloi ndërtesën, ku zbuloi më shumë se një mijë rrënjë kanabis

    Emri:  dy-shqiptar-euml-ldquo-transferojn-euml-rdquo-lazaratin-n-euml-britani_hd.jpg

Shikime: 1036

Madhësia:  173.8 KB

    Oficerët e policisë e kanë përshkruar operacionin si një nga më të mëdhenjtë, ndërkohë që për ta kjo është një mënyrë shumë e sofistikuar e kultivimit të drogës.

    Ata janë shprehur për mediat se ky operacioni u krye fatmirësisht në kohën kur kanabisi do të korrej dhe shpërndahej më pas për konsum.

    Identiteti i dy shqiptarëve nuk është bërë i ditur, por ata do të dalin para gjykatës së Merthyr Crown në datën 11 korrik.

    Gjatë kontrollit, policia zbuloi hapësira të tëra të lokalit të natës ku shqiptarët kultivonin lëndën narkotike.

    Kati i fundit i ndërtesës përdorej si inkubator për fidanët e kanabisit, kati i dytë përdorej për kultivimin e bimëve më të rritura, ndërsa në katin e fundit u gjendën bimët që ishin gati për korrje.


    bota.al

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Dy shqiptarë “transferojnë” Lazaratin në Britani

    kete vere do bie numri i emigrantave me makina luksoze qe do hapen bythesh neper shqiperi
    ca bo dhe kjo policia europiane keshtu
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Dy shqiptarë “transferojnë” Lazaratin në Britani

    si nuk ka turp kjo policia e rilindjes britanike.

    kto dy te ri po munoheshin me majt familjet me buken e gojes. ku do hajn familjet e ktyne tashti. a u ka siguru pun anglia ktyne qe u shkatrroi te mjellat.

    ku e merr te drejten policia angleze tu hyj ktyne ne restorant ne pronen private e tu shkatrroj aktivitetin?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •